Bebe Rexha në “kërkim” të një burri
06 janar 2019
| 13:26
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Bebe Rexha ka lënë të kuptohet se është gati të martohet. “Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua!”, ka shkruar këngëtarja.
Më herët ajo ka deklaruar se nuk do t’i refuzonte edhe meshkujt shqiptarë. Disa ditë më parë Bebe zbuloi se i kishte propozuar për martesë një burrë me fëmijë dhe që ishte i martuar. Ajo e ka refuzuar pa e menduar dy herë.