Bebe Rexha ngacmon imagjinatën e ndjekësve me poza provokuese për Shën Valentin

15 shkurt 2023 | 13:29

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, këtë të premte do të publikojë këngën e saj më të re me titull ““Heart Wants What it Wants”.

E teksa pret që të publikojë këngën e saj të re, Rexha ka qenë shumë e zënë me promovimin e saj gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale.

Së fundmi, 33-vjeçarja publikoi disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku mes tyre shfaqen edhe vargje të këngës së saj të re.

Fotografive iu prin një imazh ku Bebe Rexha shfaqet nudo e mbuluar vetëm me një banderolë të madhe në formë zemre.

Ajo e shfrytëzoi rastin që këto fotografi t’i publikojë në ditën e të dashuruarve, pasi shkroi në mbishkrimin e tyre: “Ju keni një letër”.

Bebe Rexha përndryshe ka shumë arsye që ta festojë Shën Valentinin, pasi ajo tash e tri vite është në lidhje me drejtorin e famshëm të kinematografisë, Keyan Safyari.

Këto imazhe të reja të artistes shqiptare, sigurisht që kanë ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe dhjetë ditë kanë mbetur deri të dueli i madh…