Bebe Rexha provokuese në TikTok

30 qershor 2021 | 16:33

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”.

Ajo ndërkohë, po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, Bebe Rexha ka publikuar një video mjaft provokuese për fansat e saj në TikTok.

Bëhet fjalë për një video me bikini, ku ajo shfaqet duke bërë lëvizje provokuese dhe vënë në pah linjat e saj të bujshme trupore.

Ajo ka vallëzuar nën ritmet e këngës së famshme “Goof Form”, të interpretuar nga Nicki Minaj dhe Lil Wayne.

Pëlqimet dhe komentet nga fansat kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve vazhdojnë ta komplimentojnë për faktin se ajo nuk heziton ta tregojë veten e saj ashtu siç është.

Artistja shqiptare përndryshe gjatë këtyre ditëve është duke xhiruar klipin e një kënge të re, të cilën do ta publikojë së shpejti për fansat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi,…