Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa me të njëjtin stil flokësh
26 shtator 2018
| 17:13
Tre këngëtaret shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa janë shfaqur me të njëjtin stil flokësh.
Bukuroshet kanë prerë flokët e shkurtra dhe janë bërë bionde.
Bebe gjithmonë ka pasur këtë stil flokësh. Ndërsa Dua dhe Rita kanë ndryshuar lookun për videoklipin e këngëve të reja që publikuan.
Dua ka ardhur tërësisht ndryshe me “Electricity” dhe Rita me “Let You Love Me”.