
Bebe Rexha u mëson vallen shqiptare miqve amerikanë (Foto)
30 mars 2018
| 18:06
Në ditëlindjen tipike amerikane të mikeshës së saj, Bebe Rexha ka menduar ta ngrohë atmosferën dhe t’i sjellë të pranishmëve energji duke u mësuar vallen shqiptare.
Të gjithë djemtë dhe vajzat që ndodheshin në festë janë angazhuar për të mësuar vallen me dy hapa nën ritmet e këngës së famshme të Capital T, “Hatixhe”.
Këngëtarja e famshme, e cila është duke korrur sukses në tregun muzikor ndërkombëtar, ka postuar dy video në historinë e “Instagram”-it ku tregon për këtë moment kaq të bukur që na ka bërë të gjithëve krenarë për të.