Bebe Rexha: “U rrita në një familje shqiptare, unë mund të përballoj çdo”…
09 qershor 2021
| 12:38
Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, nuk ngurron në asnjë moment që të tregojë se është shqiptare. Në postimet e ndryshme në rrjetet sociale apo edhe në intervista, ajo shprehet se është krenare që është shqiptare.
Madje nuk e ka aspak problem që të tregojë edhe traditat që ka vendi i saj i origjinës. Së fundi, këngëtarja me famë botërore ka shpërndarë një postim në “Instastory”, ku shkruhet se është rritur një familje shqiptare, e si pasojë ia del me çdo gjë.
“Unë do të vendos “Unë u rrita në një familje shqiptare” në rezymenë time, në mënyrë që ata të dinë se unë mund të përballoj çdo gjë”, thuhet në postimin e Bebe Rexhës.