Bebe Rexha vishet vetëm me një rrjetë transparente, i dalin në shesh asetet bombastike
25 tetor 2020
| 15:42
Bebe Rexha solli këngën “Baby I’m Jealous” në bashkëpunim me reperen e famshme Doja Cat një javë më parë dhe kënga e saj u bë menjëherë virale. Deri tani “Baby I’m Jealous” ka grumbulluar 20 milionë vieës dhe për të festuar shikueshmërinë e lartë të këngës Bebe Rexha pozoi me veshje provokuese.
Këngëtarja me origjinë shqiptare publikoi në rrjetet sociale një foto me një bluze të bardhë, me një prerje anësore që i zbulonte gjoksin bombastik.
“Duke festuar 20 milionë view në ‘Baby I’m Jelaous’, ju faleminderit”- shkroi ajo, krahas fotos ku duket mjaft joshëse.