Bebet e grevës s’po i “njeh” shteti
Ka dy javë që Drina Tolaj ka ardhur në jetë.
Por kjo foshnje nuk figuron askund në gjendjen civile si banore e re e vendit.
Që nga 25 gushti kur nisi greva e shërbyesve civilë, janë edhe 705 të lindur në QKUK që kanë mbetur pa u regjistruar.
Kësisoj, e ëma e foshnjës Albulena Selmanaj-Tolaj, thotë se janë të shqetësuar se si do të rrjedhin procedurat për regjistrimin e saj.
Ngase të njëjtës i është thënë në spital se sistemi nuk e lejon regjistrimin e fëmiut pas të kalon një muaj nga lindja.
Kjo situatë e ka penalizuar edhe vetë lehonën, si për hapjen e pushimit të lehonisë ashtu edhe për aplikim në shtesa për këtë kategori.
Drejtori i administratës së Prishtinës, Bersant Beka i tha Klan Kosovës, se për këtë problematikë mund të flas tek të martën.
E nga Sindikata e Shërbyesve Civil thonë se ndjejnë keqardhje për pasojat e grevës, por besojnë se nuk do të ketë telashe kur të nis puna.
Grevistët konfirmojnë se i kryejnë rastet urgjente si ato për trajtim shëndetësorë jashtë vendit.