‘Bechtel Enka’-s i zgjatet afati për përfundim të autostradës për 152 ditë

04 shkurt 2019 | 17:44

Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova, ka gjetur se Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe “Bechtel Enka”, janë marrë vesh që kësaj të fundit t’i zgjatet afati për 152 ditë për të përfunduar punimet në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, gjë që ia pamundëson Qeverisë së Kosovës të kërkoj penalti për moszbatim të kësaj kontrate me kohë.

Kjo është paraparë në ankes kontratën e nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe “Bechtel Enka”, kopje e cila mban datën 5 shtator 2018, të cilën e ka siguruar KDI-ja.

Aneks kontrata e protokolluar me numër 02/8457 dhe e nënshkruar nga palët përcakton detyrimet e Qeverisë së Kosovës për 53 milionë euro për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit (Autostrada Arben Xhaferi).

“Me këtë aneks kontratë, përveç 53 milionëshit, MI-ja është pajtuar që të zgjatet afati i implementimit të kontratës bazë deri më 1 qershor 2019, përkatësisht 152 ditë i jepen kohë shtesë ‘Bechtel Enka’-s për zbatimin e punëve për këtë autostradë. Në anën tjetër ministria vazhdimisht, përmes prononcimeve në media të ministrit Pal Lekaj, ka deklaruar se janë duke shikuar mundësit për vënien e penaltive për vonesa të ‘Bechtel Enka’-s në kryerjen e punëve”, është thënë në komunikatën e KDI-së.

Sipas kësaj aneks kontrate nuk është e qartë se si janë kalkuluar 53 milionë euro dhe se në çfarë baze është shtyre afati për plus 152 ditë shtesë.

KDI-ja përmes konferencës për media në dhjetorin e 2018 ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës sqarime se si janë kalkuluar 53 milionë euro, por deri më tani nuk kemi pranuar asnjë informatë shtesë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar…