Beckenbauer e fton Kloppin te Bayerni, por ai ndihet rehat në Liverpool
Jurgen Klopp pa dyshim është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim në botën e futbollit.
Tekniku gjerman po bën një punë të shkëlqyer te Liverpooli dhe më përpara ka risjellë në skenë një ekip të madh si Borussia Dortmund. Ish-presidenti i Bayernit ka hedhur nëpër media deklarata të cilat shprehin admirim për Kloppin dhe se do të kishte dëshirë të shkonte te Bayerni. Por përgjigjja e trajnerit ishte e prerë.
“Kam një kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2022 dhe askush nuk do që të anulohet. As nga pronarët, as nga ana ime, nuk ka tendencë në këtë drejtim, kështu që askush nuk duhet të mendojë për këtë. Franz thotë një fjali të tillë për mua dhe shkakton shumë zhurmë, por s’besoj ta ketë pasur seriozisht”, ka thënë Kloppi. Ndërkaq ai ka përfunduar duke u shprehur: “Sidoqoftë, unë jam krejtësisht i lumtur në drejtimin e Liverpoolit. Nuk ndiej se po i afrohem fundit të misionit këtu”.