Beckenbaueri kritikon Kovaqin

27 mars 2019 | 13:04

Bayern Munchen u rikthye në vend të parë të Bundesligës pas më shumë se katër muajsh ndjekje të përjavshme ndaj rivalëve të Borussia Dortmundit.

Rikthimi në vend të parë bëri që shumë nga kritikët e kroatit të mbyllnin gojën, por ka ende nga ata që nuk besojnë te 47-vjeçari. Një ndër ta është legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Franc Beckenbauer, i cili ka kritikuar kroatin në një intervistë për “Sky Sports”.

“Ka një ndryshim shumë të madh midis të qenit trajner i Bayernit dhe skuadrave të tjera të Bundesligës. Nuk e di a do t’ia dalë Kovaq dhe nëse ai është njeriu i duhur për ta çuar Bayernin përpara. Kur përfundon sezoni, drejtuesit duhet të mendojnë për një plan të ri. Kjo nuk do të ishte diçka e keqe”, ka thënë Beckenbauer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shoferit anglez i janë dashur vetëm disa sekonda që…