Beckham: Amerika do të fitojë Kupën e Botës falë Messit
David Beckham beson se Amerika do të fitojë Kupën e Botës pasi ardhja e Lionel Messit në MLS ka frymëzuar fëmijët në ShBA.
Në një intervistë me First We Feast, Beckham pohoi se nënshkrimi i Messit është një “dhuratë” për popullin amerikan pasi vizioni i tij është të frymëzojë fëmijët e vegjël që të merren me këtë sport.
“Është një dhuratë në kuptimin që do të frymëzoj brezin e ardhshëm të fëmijëve të vegjël që po luajnë në këtë vend”, tha Beckham.
“Sepse në një moment, SHBA do të fitojë Kupën e Botës. Dhe ka nevojë për momente të tilla ku të marrësh dikë të përmasave të Leos. Ai është i mirë në fushë, ai është i mirë jashtë fushës. Ai është profesionisti i përsosur.
“Dhe kështu, nëse merr dikë të tillë, atëherë të gjithë këta fëmijë të vegjël që po e shikojnë në të gjithë Amerikën, do ta shikojnë atë në stadiumet e tyre, në qytetin e tyre, frymëzohen dhe kjo është me të vërtetë ajo që ne donim të bënim”.
Amerika kanë marrë pjesë 11 herë në Kupën e Botës dhe rezultati i tyre më i mirë erdhi në vitin 1930 kur ata përfunduan në vendin e tretë. Në edicionin më të fundit në Katar, ata u eliminuan në 1/8-at pasi humbën 3-1 ndaj Holandës.
Pritshmëritë do të jenë të larta për Christian Pulisiq me shokë në 2026-ën pasi Amerika do të luajë në shtëpi.
Pas një fushate zhgënjyese në Kupën e Amerikës, Amerika ia ka besuar ekipin ish-trajnerit të Chelseat, Mauricio Pochettino, me ndeshjen e tij të parë në krye që do të jetë një miqësore kundër Kanadasë më 7 shtator.