Beckham arratiset drejt SHBA-ve

07 janar 2021 | 23:46

Telashe për ish yllin e futbollit, David Beckham.

Sipas mediave ndërkombëtare, e gjithë familja ka udhëtuar në formë sekrete në Majemi për të festuar Vitin e Ri, pa respektuar rregullat e vendosura së fundmi nga Mbretëria e Bashkuar.

Për të mashtruar për karantinën, Beckham ka zgjedhur të udhëtojë mbrëmjen e Krishtlindjes me një fluturim privat, në mënyrë që të shmangej thyerja e hapur e kufizimeve të reja anti-COVID të vendosura nga Kryeministri britanik Boris Johnson.

Çifti Beckham, së bashku me fëmijët Brooklyn, 21-vjeçar, Romeo 18-vjeçar, Kruz 15-vjeçare dhe Harper 9-vjeçar, kaluan fillimin e Vitit të Ri në rezidencën familjare të së dashurës së djalit të tyre të madh, Nicola Peltz, në Miami.

Një rezidencë me vlerë mbi 30 milionë euro në pronësi të Nelson Peltz, një biznesmen amerikan dhe babai i nuses së ardhshme.

Brooklyn dhe Nicola do të martohen vitin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden i kushtoi një…