Beckhami, bisedime sekrete për të udhëtuar në hapësirë

23 dhjetor 2018 | 14:58

David Beckhami po mendon të udhëtojë në hapësirë. Sipas medieve britanike, 43-vjeçari është në bisedime e sipër dhe synon që të bëhet futbollisti i parë që udhëton në hapësirë.

“Është diçka për të cilën Beckhami ka folur për një kohë të gjatë. Është diskutuar në të kaluarën, por tani udhëtimi hapësinor po bëhet një perspektivë realiste.

Mund të bëhet një realitet, megjithëse Davidi është shumë nervoz”, kanë treguar burime për mediet britanike. Marka të mëdha janë të gatshme të paguajnë për udhëtimin e tij kozmik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Beckhami po mendon të udhëtojë në hapësirë. Sipas medieve…