Beckhami frikësohet nga Bieberi
05 mars 2020
| 12:03
David Beckhami është frikësuar nga Justin Bieberi. Ish-ylli i futbollit ishte i ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres.
Gjatë paraqitjes së tij, ai foli rreth vajzës së tij tetëvjeçare Harper dhe se si djali i tij 15-vjeçar, Cruz, po fillon të luajë në mandolinën që ia bleu për 14 dollarë.
David, po ashtu, foli edhe rreth pjesëmarrjes si mysafir në serialin “Modern Family” dhe zbuloi se nuk e ka në plan ta eksplorojë aktrimin si karrierë.
Pas kësaj, ai po tregonte për lojërat që i zhvillonin në shtëpinë e Justin Bieberit dhe në atë çast këngëtari kërceu jashtë kutisë dhe e frikësoi mikun e tij David.