Beckhami synon ta blejë Unitedin
Ta shohësh David Beckhamin si një nga pronarët e rinj të Manchester Unitedit nuk është aq larg sa duket. “Glazers” ka nxjerrë në shitje klubin e “Old Trafford”-it dhe ish-futbollisti është i hapur për negociata për ta marrë atë. Sipas informacioneve në shtypin anglez, Beckham do të kishte thënë se është i hapur për bisedime me çdo blerës të mundshëm të Manchester Unitedit. Ish-futbollisti nuk kishte mundësi të merrte vetë një nga lojtarët e mëdhenj të Premierligës, por mund të bëhej pjesë e një kompanie investimi për ta blerë klubin.
Informacioni i publikuar nga “The Times” zbulon se Beckhami është i hapur për të zhvilluar bisedime me ofertuesit e mundshëm për Unitedin. Ai që ishte lojtar i “Djajve të Kuq” do të dëshironte të rikthehej në atë që ishte klubi i tij dhe ku ishte stërvitur si lojtar që nga radhët e të rinjve.
Marrëdhënia sentimentale e Beckhamit me Manchester Unitedin dhe dashuria e tifozëve mund t’i bëjë “Glazers”, kur bëhet fjalë për shitjen, të zgjedhin kompaninë e investimeve në të cilën ish-futbollisti është aktiv.
“The Times” tregon se investitorë të ndryshëm iu afruan Beckhamit në të kaluarën, por bisedimet nuk u realizuan kurrë. Sipas këtyre informacioneve, ish-kapiteni i Anglisë do të ishte më i hapur se kurrë për të negociuar një marrëveshje, pasi Unitedi konfirmoi të martën se pronarët e tyre amerikanë ishin të gatshëm ta shesin klubin. Familja “Glazer”, e cila është përballur me kundërshtime të konsiderueshme gjatë mandatit të saj, njoftoi të martën se do të ishte e gatshme ta shesë klubin pas 17 vjetësh si pronare e Unitedit. Në deklaratën e tyre pronarët aktualë të klubit nga “Old Trafford” thanë se do t’i shqyrtonin të gjitha opsionet, duke përfshirë “një investim të ri në klub, një shitje ose transaksione të tjera”.