Bedri Halimi publikon pasqyrën e analizave në 1997, pas torturave çnjerëzore të regjimit serb

03 tetor 2022 | 10:14

Bedri Halimi, veprimtar i çështjes kombëtare, në vitin 1997, atëherë kur në Kosovë kishte veçse filluar lufta mes UÇK-së dhe ushtrisë e policisë serbe, ishte arrestuar, shkruan Scanner.

Ndonëse, ky nuk ishte arrestimi i parë për Bedriun, por ai këtë vit ishte torturuar aq shumë, sa nuk kishte besuar që do të mund të ju mbijetonte torturave. Atë botë ai ishte shtrirë në Spitalin e Prishtinës.

25 vite pas, Halimi, përmes “Facebook”-ut, ka bërë publike para analizat e shëndetit të tij pas torturave nga UDB -ja serbe ne vitin 1997.

Aty vërtet shihet se si “njeriu thyen edhe rregullat e mjekësisë” ku së pari shpetoi gjallë e madje pa dializ.

Postimi i plotë i tij:

RAST I RRALLË APO JO?

Analizat e kreatinines – 1795 umol\ L dhe uresë 64 mmol\L (nuk janë gabim numrat), pas daljes nga arrestimi nga UDB më 1997, me të cilat u pranova në repartin e Nefrologjisë në Prishtinë, që sipas Mjekëve është rast i rrallë me shpetue gjallë, e lëre më pa dializë. Atëbotë më shpëtoi dr. Xhavit Kuçi, tashmë i ndjerë, (dritë i pastë shpirti). Dhe jo vetëm kaq! Ky është verzioni i fletëshimit, të cilën ka pranuar ta nënshkruaj drejtoresha e repartit dr. Gordana Subashiq. Pas polemikave të shumta që bëri me dr. Xhavit Kuçin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit