
Bedri Hamza: Bashkohuni të gjithë, pa dallim, për një Kosovë që mundet më mirë
23 janar 2025
| 14:46
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka postuar një video mobilizuese, duke thënë se fushata e tij është e shpresës për çdo qytetar.
Hamza u ka kërkuar qytetarëve që të bashkohen, pa dallime, për një Kosovë që mundet ma mirë.
“Një thirrje për të ardhmen që e meritojmë. Një fushatë e shpresës për çdo qytetar. Bashkohuni të gjithë, pa dallim, për një Kosovë që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkuar Hamza në “Facebook”.