Bedri Hamza dhe kandidati për deputet, Sylejman Berisha, takohen me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

26 dhjetor 2024 | 20:31

Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza së bashku me Sylejman Berishën kandidat për deputet me numrin 63 në listën zgjedhore të PDK-së, kanë zhvilluar një takim me kryetarin Nazmi Viqa dhe anëtarët e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Hamza para anëtarëve të Unionit ka shpalosur Planin Qeverisës të PDK-së, në fokus lehtësirat për investitorë dhe trajtimi i ndërmarrësve si shtyllë bazike e zhvillimit të qëndrushëm të shtetit tonë. Ndërsa kandidati për deputet Sylejman Berisha ka folur rreth programit qeverisës me fokus të veqentë në lehtësirat për investitorë dhe trajtimi i ndërmarrësve si shtyllë bazike e zhvillimit të qëndrushëm të shtetit tonë.

“Sot, bashkë  me kandidatin për Kryeministër z. Bedri Hamza, në takim me Unionin e Bizneseve Gjermane- Kosovare, i kryesuar nga kryetari z. Nazmi Viqa në Prishtinë u shpalos në detaje Plani Qeverisës i PDK-së, në fokus lehtësirat për investitorë dhe trajtimi i ndërmarrësve si shtyllë bazike e zhvillimit të qëndrushëm të shtetit tonë”, ka shkruar ndër tjera, kandidati për deputet me numrin 63, Sylejman Berisha i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në tetë orë pa energji elektrike janë përballur dy…