Bedri Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më shumë edhe punëtorët

16 nëntor 2024 | 15:59

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar Rreze Company në Skenderaj, e cila është një fabrikë e stiroporit dhe rrjetave të fasadës.

Hamza ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, ai do të mbështesë bizneset që të rriten dhe të fuqizohen, që ato më pas të ngrisin pagat dhe të përmirësojnë kushtet për punëtorët.

“Një sukses i krijuar me shumë punë, me shumë përkushtim. Unë do ta mbështes sektorin privat dhe bizneseve do u krijojmë mundësi të investojnë dhe fitojnë më shumë, por njëkohësisht duhet të fitojnë më shumë edhe punëtorët”, ka thënë Hamza.

Hamza është zotuar se me një partneritet më të mirë mes shtetit dhe bizneseve, ai do ta zhvillojë më shpejt ekonominë e Kosovës dhe do të përmirësojë mirëqenien e punëtorëve në sektorin privat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë…