Bedri Hamza e nis vitin me përurimin e dy qendrave të reja mjekësore në Mitrovicë

03 janar 2025 | 13:42

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur vitin me përurimin e dy qendrave mjekësore familjare në Mitrovicë.

Hamza ka thënë se do të ofrojë shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë, duke e funksionalizuar Sistemin e Sigurimeve dhe digjitalizuar tërësisht sistemin shëndetësor në një platformë të integruar dhe efikase, me të gjitha nivelet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

“Vitin 2025 e nisa me përurimin e dy qendrave shëndetësore tërësisht të transformuara, Qendrën Mjekësore Familjare në Bare dhe Ambulatën Mjekësore Familjare në Bajgorë, të cilat nga tash ofrojnë shërbime më cilësore, më të zgjeruara dhe në mjedise mjekësore moderne. Ne do të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë, duke e funksionalizuar Sistemin e Sigurimeve dhe digjitalizuar tërësisht sistemin shëndetësor në një platformë të integruar dhe efikase, me të gjitha nivelet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. #MaMirë për shëndetësinë. #MaMirë për Kosovën”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale…