Bedri Hamza e takon ‘babain’ e testeve PISA: Analizuam rezultatet e ulëta të Kosovës dhe reformat strategjike që mund t’i zbatojmë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim në Paris me Andreas Schleicher, Drejtor Global për Çështje të Arsimit të organizatës OECD.
Andreas është i njohur botërisht si eksperti që ka zhvilluar tërë sistemin botëror të testeve dhe instrumenteve arsimore PISA, ka shkruar Hamza, duke shtuar se me të ka folur pikërisht për këtë çështje, ku Kosova vazhdimisht ka treguar rezultate negative.
“Andreas është i njohur botërisht si eksperti që ka zhvilluar tërë sistemin botëror të testeve dhe instrumenteve arsimore PISA. Kosova, siç e dimë, ka shënuar rezultate të ulta dhe me Andreas biseduam gjerësisht, duke i analizuar këto rezultate dhe reformat strategjike që mund t’i implementojmë shpejt në Kosovë”.
Hmaza ka thënë se këshilalt e OECD, si dhe analizën e Andreas e ka përfshirë në programin e tij.
“Këshillat e OECD dhe të dhënat nga PISA, si dhe analizën e Andreas e kam përfshirë tashmë në programin tim dhe pa dyshim se arsimi do të jetë prioriteti im kryesor, së bashku me ekonominë. Nuk ka ekonomi të zhvilluar dhe kuadro të përgatitura pa reforma thelbësore në arsim. Jam falënderues për takimin që patëm në zyrën kryesore të OECD dhe për ndihmën e paralajmëruar, por jam edhe i gëzuar për punën e madhe që po na pret për ta ndryshuar rrënjësisht sistemin tonë arsimor”, ka thënë Hamza.