Bedri Hamza flet me ekspertin e njohur për digjitalizimin dhe zhvillimin e sektorit të ICT-së

10 janar 2025 | 13:17

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër,  ka biseduar me Uranik Begun, një prej ekspertëve, siç ka thënë PDK, më të mirë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, për projektet e tij të digjitalizimit të shërbimeve publike.

Hamza dhe Begu kanë biseduar për shtyllat e zhvillimit të këtij sektori, që janë kompletimi i infrastrukturës së nevojshme, edukimi dhe shtimi i kuadrove, i cili nxit krijimin e bizneseve të reja në sektorin e ICT-së.

“Një kafe me Uranikun, një prej ekspertëve më të mirë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Unë do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Në një platformë digjitale, tërësisht të integruar dhe efikase, do t’i lidhim të gjitha nivelet e kujdesit dhe shërbimeve shëndetësore. Ne biseduam edhe për shtyllat e zhvillimit të këtij sektori, që janë kompletimi i infrastrukturës së nevojshme, edukimi dhe shtimi i kuadrove, i cili nxit krijimin e bizneseve të reja në sektorin e ICT-së. Edhe mësimdhënien, proceset në sistemin e drejtësisë, administratën dhe shërbimet publike synojmë t’i digjitalizojmë. Kosova mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është pyetur se cili është…