Bedri Hamza: Gjakova ka vendosur për shpresë, PDK 131
31 janar 2025
| 19:55
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka shkruar për tubimin zgjedhor në Gjakovë.
Ai ka thënë se Gjakova ka vendosur për shpresë, ka vendosur për progres, ka vendosur për një qeveri që investon në Gjakovë.
“Ne mund ta bëjmë ndryshimin që e duan qytetarët, por ai fillon me ju. Ngrihuni, mobilizohuni, flisni dhe bëni që zëri juaj të dëgjohet. Sigurohuni që të dëgjohet fort dhe qartë për Kosovën që mundet ma mirë! Edhe Gjakova mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.