Bedri Hamza jep dorëheqje nga posti i deputetit dhe i nënkryetarit të Kuvendit
01 nëntor 2021
| 22:07
Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ky vendim i tij vjen pas fitores së zgjedhjeve për kryetar komune në Mitrovicë.
“Sot kam dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nder dhe privilegj të jem përfaqësues i juaj në Kuvend. Tani, është nder, privilegj e më së shumti përgjegjësi të ju shërbej si kryetar i komunës. Për një Mitrovicë më të mirë për të gjithë!”, ka shkruar Hamza në llogarinë e vet në “Facebook”.