Bedri Hamza: Kamenicën do ta lidhim me autostradë, Kamenica mundet ma mirë

24 janar 2025 | 21:40

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarët e Kamenicës.

Hamza ka thënë se në qeverinë e tij, Kamenicën do ta lidhin me autostradë. Ai ka thënë se Kamenicës do t’i hapen mundësi të reja për investime edhe nga bashkatdhetarët e suksesshëm të kësaj komune, që jetojnë në diasporë.

“Edhe Kamenica u rreshtua me ne për Kosovën që mundet ma mirë.
Në qeverinë time, Kamenicën do ta lidhim me autostradë. Në qeverinë time, Kamenicës do t’i hapen mundësi të reja për investime edhe nga bashkatdhetarët e suksesshëm të kësaj komune, që jetojnë në diasporë. Kamenica mundet ma mirë!
#PDK131 #MaMirë”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/p/19nNfcPDMt/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet  i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe…