Bedri Hamza: Kemi rritje 360 përqind të bursave për studentët mitrovicas krahasuar me 2021-ës
05 qershor 2024
| 00:24
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se krahasuar me vitin 2021, plotë 360 për qind është rritja e bursave të ndara për studentët e kësaj komune.
“Shkollimi i të rinjve është shpresa më e madhe e vendit!” – ka thënë ai më tej.
Postimi i plotë:
Jam shumë i lumtur që studentët mitrovicas po i përkrahim dukshëm më shumë se në të kaluarën.
Nga 50 bursa sa ishin ndarë në vitin 2021, këtë vit kemi rritje 360 përqind. Sot ne po ndajmë 230 bursa për studentët tanë!
Shkollimi i të rinjve është shpresa më e madhe e vendit!