Bedri Hamza këtë të diel në Zvicër, i fton bashkatdhetarët për tubim në kantonin e Baselit
16 nëntor 2024
| 11:11
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, po vazhdon me tubimet e tij të shumta në Kosovë e diasporë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamza u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve në Zvicër që t’i bashkohen në tubimin e tij në kantonin e Bazelit, përkatësisht në komunën e Muttenzit.
“Pa diasporën, Kosova nuk do të ishte këtu ku është. Me diasporën dhe me mua kryeministër, Kosova mundet ma mirë. Jemi bashkatdhetarë dhe fuqia jonë është bashkimi. Bashkohuni me mua këtë të diel në Zvicër.
#MaMirë për diasporën. #MaMirë për Kosovën.”, ka shkruar Hamza.
Link: https://www.facebook.com/share/p/14PyN4Snz4/