Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij edhe këtë të diel.
Hamza ka postuar një video në ‘Facebook’, ku një menaxher lokali tregon që frika e tij është humbja e vendit të punës. Ai thotë se nuk mund ta paramendojë si do të gjendej, nëse mbetet pa të ardhura, deri sa të gjejë një vend tjetër pune.
Hamza ka thënë se humbja e vendit të punës krijon pasiguri te secili qytetar, por me mbështetjen e shtetit do ta keni më të lehtë.
“Humbja e vendit të punës krijon pasiguri te secili qytetar, por me mbështetjen e shtetit do ta keni më të lehtë. Unë do ta krijoj Fondin për Papunësinë për ta mbështetur mirëqenien e fuqisë punëtore, duke ndihmuar qytetarët t’i përballojnë nevojat e përditshme të jetesës në rast humbjeje të punës. Për 6 muaj me radhë, nëse mbeteni të papunë, përpos me trajnime profesionale për zhvillimin e aftësive, do të mbështetni edhe me 80% të pagës së fundit që e keni marrë”, ka shkruar Hamza.
https://www.facebook.com/reel/3837298566544876