Bedri Hamza me rrëfim emocional për familjen dhe vlerat me të cilat është rritur (video)

06 dhjetor 2024 | 11:31

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka ndarë një rrëfim emocional përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Ky rrëfim pasqyron sfidat që ai dhe familja e tij kanë përjetuar ndër vite, duke u fokusuar në sakrificat e hershme dhe në mësimet jetësore që kanë formësuar karakterin e tij.

Në këtë rrëfim, Hamza ka kujtuar rolin e babait të tij, i cili punonte në ndërmarrjen “Trepça”, por ishte detyruar të dalë në pension të parakohshëm për shkak të problemeve shëndetësore.

“Baba ka qenë punëtor në ‘Trepçë’, por shëndeti nuk e ka lejuar të punojë gjatë. Për këtë arsye, u pensionua shumë i ri, gjë që më detyroi mua të nis punën që në moshë të re”, ka rrëfyer Hamza, duke shtuar se filloi karrierën pikërisht në “Trepçë”, duke ndjekur shembullin e babait të tij.

Ai ka folur më konsideratë të lartë edhe për nënën e tij, një grua e cila jo vetëm që është përkushtuar për rritjen e fëmijëve të saj, por gjithashtu ka adoptuar katër fëmijë të mbetur pa prindër, duke u kthyer në një shembull frymëzues të humanizmit dhe solidaritetit.

Në këtë mesazh të fuqishëm, Bedri Hamza është zotuar se si kryeministër, do të angazhohet për krijimin e mundësive të barabarta për çdo familje në Kosovë, duke synuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njihni listën e sugjerimeve... Në periudhën e festave, një nga…