Bedri Hamza merr mbështetje nga bashkëvendësit në Skenderaj
Kandidati për deputet i PDK-së, Bedri Hamza, është pritur ngrohtë të hënën në mbrëmje nga bashkëvendësit në Skenderaj.
Para qindra qytetarëve të kësaj komune, ai ka thënë se PDK-ja është parti shtetformuese dhe shtetndertuese, të cilën qytetarët e Drenicës duhet të vazhdojnë ta mbështesin. “Faleminderit Skenderajt për përkrahjen e vazhdueshme për PDK-në. Po ashtu, shumë faleminderit juve për përkrahjen tuaj gjatë karrierës time politike. PDK-ja, z. Veseli, dhe unë besimin e juaj do ta kthejmë në perspektivë për vendin”, ka thënë Hamza.
Hamza, i cili është kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë, ka folur për rrugëtimin politik të PDK-së, duke shpalosur pjesë të programit.
Ai është zotuar se PDK-ja do të vazhdoj të bëjë më të mirën e mundshme për Drenicën dhe gjithë Kosovës.
Hamza i ka ftuar qytetarët e kësaj komune që më 6 tetot t`i besojnë PDK-së, duke shtuar se të gjitha projektet kapitale politike, ekonomik dhe ushtarake mbajnë vulën e PDK-së.
Bedri Hamza në listën për deputet të PDK-së mban numrin 8.