Bedri Hamza merr mbështetjen e banorëve të Zhabarit dhe Gorimahallës

09 tetor 2021 | 14:05

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka marrë mbështetjen e banorëve të Zhabarit dhe Gorimahallës.

“Nga Zhabari i Epërm deri në lagjen “Gorimahalla”, mbrëmë bisedova me banorët për vizionin tonë dhe prezantova programin për Mitrovicën. Me çdo qytetar të Mitrovicës, takimet janë përherë motivuese. Të gjithë duan më shumë zhvillim ekonomik, më shumë vende pune dhe më shumë investime për ngritjen e standardit jetësor”.

“Ata me të drejtë presin qeverisje më të përgjegjshme, me veprime e vendime të drejta dhe të domosdoshme për ta rikthyer Mitrovicën në vendin që e meriton. Mitrovicasit meritojnë më shumë. Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ani se kriza energjetike ka prekur ekonominë e Kosovës dhe…