Bedri Hamza: Ndryshimi fillon nga e diela e ardhshme

10 tetor 2021 | 10:39

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se ndryshimi fillon nga e diela, më 17 tetor.

Hamza përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se pa zhvillimin e turizmit, pa zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në zonat rurale, nuk mund të ketë as zhvillim ekonomik në Mitrovicë.

“Një e diel me vranësirë, por e mirë për ta kaluar në fshatrat e bukura të Mitrovicës. Pa zhvillimin e turizmit, pa zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në zonat rurale, nuk mund të ketë as zhvillim ekonomik në Mitrovicë. Ndryshimi fillon nga e diela e ardhshme, sepse ajo është e diela e ndritur e Mitrovicës! Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
makina dhe një kamion i bashkisë së Athinës janë djegur…