Bedri Hamza në Kamenicë premton perspektivë të re për të rinjtë, që të qëndrojnë dhe punojnë në vendin e tyre

28 tetor 2024 | 20:33

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hanza, ka vazhduar tubimet e tij me qytetarë, kësaj radhe në Kamenicë.

Hamza ka thënë se Kamenica është njëra prej vendbanimeve me ikjen më të madhe të të rinjve për shkak të mungesës së perspektivës.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për një lidership të ri, që e zhvillon ekonominë dhe krijon perspektivë të re, që të rinjtë të mos na ikin, por të qëndrojnë këtu, të krijojnë familje, t’i rrisin fëmijët dhe të punojnë në vendin e tyre.

“Kamenica është njëra prej vendbanimeve me ikjen më të madhe të të rinjve për shkak të mungesës së perspektivës. Sonte i takova qytetarët e kësaj komune për t’iu treguar se ky vend ka shpresë. Kosova ka nevojë për një qeveri që e ndërton më mirë të sotmen dhe më sigurt të ardhmen. Ka nevojë për një lidership të ri, që e zhvillon ekonominë dhe krijon perspektivë të re, që të rinjtë të mos na ikin, por të qëndrojnë këtu, të krijojnë familje, t’i rrisin fëmijët dhe të punojnë në vendin e tyre”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/p/158qQoabrQ/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj përmes llogarisë së vet në…