Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar

19 tetor 2024 | 20:53

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe sonte ka mbajtur një tubim me qytetarë të Lipjanit.

Hamza ka thënë se po bashkohen për të krijuar shanse të barabarta, vende të reja të punës dhe perspektivë të re për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Shumë entuziazëm, besim e shpresë edhe në Lipjan!

Si asnjëherë më parë, po bashkohemi në qëllimet tona për ta bërë Kosovën më të mirë, më të jetueshme, më të zhvilluar. Po bashkohemi për të krijuar shanse të barabarta, vende të reja të punës dhe perspektivë të re për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hamza. https://www.facebook.com/share/p/LifxUoG6E3WCAcM9/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Adelina Spahija, ka publikuar projektin e ri…