Bedri Hamza në Podujevë: Jemi të bindur se për të gjithë qytetarët e kemi ofertën më të mirë

27 tetor 2024 | 21:52

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Podujevën ku është pritur nga një numër i madh i qytetarëve llapjan. Hamza nga atje deklaroi se janë të bindur që për llapjanët dhe të gjithë qytetarët e kanë ofertën më të mirë.

Hamza zotohet se pareshtur do të punojnë për të sjellë cilësi më të mirë të jetës dhe të ardhme më të mirë për qytetarët.

“Në çdo fshat, në çdo qytet, në tërë Kosovën, pareshtur do të punojmë që të krijojmë mundësi të reja, cilësi më të mirë të jetës dhe të ardhme më të mirë”, shkruan Hamza.

Postimi i tij i plotë:

Sonte në Podujevë, të bashkuar, të vendosur dhe të bindur që për llapjanët dhe të gjithë qytetarët e kemi ofertën më të mirë.

Në çdo fshat, në çdo qytet, në tërë Kosovën, pareshtur do të punojmë që të krijojmë mundësi të reja, cilësi më të mirë të jetës dhe të ardhme më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajçinovci, po…