Bedri Hamza nga Malisheva: Kosovën do ta rikthejmë në drejtimin e duhur

20 tetor 2024 | 21:44

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, pas Klinës takimet me qytetarë i ka vazhduar edhe në Komunën e Malishevës.

Hamza ka thënë se me krejt vullnetin, forcën dhe përgjegjësitë, së bashku me qytetarët do të angazhohen që Kosovën ta rikthejnë në drejtimin e duhur.
“Këtë të diel e përmbylla me një takim të mrekullueshëm me qytetarët e Malishevës. Me krejt vullnetin, forcën dhe përgjegjësitë tona, së bashku do të angazhohemi që Kosovën ta rikthejmë në drejtimin e duhur”, ka shkruar Hamza.
Gjatë ditë së sotme, Hamza ka pasur një takim edhe me qytetarët në Komunën e Klinës.
https://www.facebook.com/share/p/1Kc1W189k278Y3im/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kamala Harris, kandidatja për postin presidencial në SHBA, mbush sot…