Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores po përhapet në gjithë Kosovën

26 janar 2025 | 21:20

Pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, Bedri Hamza ka vazhduar takimet me qytetarët, duke u ndalur në Shalën e Lipjanit.

Hamza ka theksuar se fryma e fitores ka mbërthyer çdo pjesë të Kosovës, duke i bërë thirrje banorëve të Shalës që të vendosin për një Kosovë të shpresës.

“Shpresë, shumë shpresë edhe te banorët e Shalës së Lipjanit. Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës. Me besimin e qytetarëve dhe angazhimin tonë, po ecim drejt 9 shkurtit me hapa të sigurt, për të krijuar një qeveri të re, të përgjegjshme, që do të punojë me nder e dinjitet. Vendosni për Kosovën e shpresës. Vendosni për Kosovën që mundet më mirë!” – shkroi Hamza. #PDK131

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mllefi i zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla-Schëarz, ka vazhduar këtë herë ndaj…