Bedri Hamza: Pagat do t’i rrisim për 50 për qind sepse Kosova mundet ma mirë

15 dhjetor 2024 | 13:17

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka postuar një video, ku tregon që Kosova ka mbetur me pagat më të ulëta në rajon.

Hamza ka thënë se pagat do t’i rris për 50 për qind sepse Kosova mundet ma mire.

Ai ka thënë se kur e bën një premtim, e realizon.

“Fjalën publike e konsideroj që është kontratë e jemja me votuesin, kontratë e jemja me atë që premtoj dhe kur e them jam i sigurt që i rri mbrapa. Sot, Kosova ka ngelur me pagat ma të ulëta në regjion e tash po them që, po, pagat kemi me i rritë 50%, edhe për mësues, edhe për arsimtarë, edhe për profesorë, por edhe për të gjitha kategoritë e tjera që marrin dhe realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës. Jam i bindur që në këtë mënyrë ne kemi me kontribu në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtimi i një tuneli transatlantik prej 20 trilion dollarësh që…