Bedri Hamza: Pensionet bazike do të rriten për 70% dhe pagat për 50%
04 shkurt 2025
| 10:56
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje që më 9 shkurt qytetarët të votojnë për Kosovën që mundet ma mirë.
Ai thotë se PDK-ja ka ekipin dhe programin më të mirë.
Hamza ka thënë se pensionet bazike do të rriten për 70%, pagat për 50% dhe do të ofrojnë grante deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset.
“Tatimet do t’i ulim dhe do të sigurojmë që bizneset të ofrojnë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët”, ka thënë Hamza.