Bedri Hamza për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Heronj të mëdhenj dhe figura emblematike të UÇK-së

22 shtator 2024 | 16:48

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i ka kujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies së tyre.

Pas homazheve te varrezat, ai kujtuar në Facebook fjalët e Fehmi Lladrovcit më 1998 kur ishte pyetur “A do të vdisnit për Kosovën?”.

““A do të vdisnit për Kosovën?” – ishte pyetja e një gazetari anglez për Fehmi Lladrovcin në vitin 1998. “Gjithqysh. Edhe me dëshirën më të madhe. Ai do të ishte fati më i madh i im i jetës!” – ishte përgjigjja e tij, e cila mbi të gjitha e dëshmonte vendosmërinë e UÇK-së për luftën që po përhapej gjithandej Kosovës”, shkroi Hamza.

“Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi – Lladrovci ishin të pandashëm, të pandalshëm dhe të pamposhtur. Si veprimtarë të shquar, ata tërë jetën ia kushtuan Kosovës, me organizime dhe përpjekje për liri e pavarësi, deri më 22 shtator 1998 kur ranë heroikisht në altarin e lirisë së bashku me bashkëluftëtarët Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka”, shtoi ai.

Hamza shkroi se “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë heronj të mëdhenj dhe figura emblematike të UÇK-së”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ganimete Musliu thotë se votimi i Gjykatës Speciale në vitin…