Bedri Hamza për Kushtetutën e Kaçanikut: Duhet ta ruajmë me shumë përkushtim, atë që e kemi fituar me shumë sakrificë!
Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Hamza përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se 7 shtatori i vitit 1990 ishte akt shumë i rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve të pandalshme të popullit të Kosovës për shtet të pavarur.
“Kushtetuta e Kaçanikut e miratuar më 7 shtator 1990 ishte akt shumë i rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve të pandalshme të popullit të Kosovës për shtet të pavarur. Sot është detyrë e jona ta nderojmë këtë trashëgimi, duke e bërë shtetin tonë më të fortë, më të drejtë dhe duke e integruar në familjen evropiane. Duhet ta ruajmë me shumë përkushtim, atë që e kemi fituar me shumë sakrificë!”, shkroi ai.