Bedri Hamza takon dy nga kundërkandidatët
22 shtator 2021
| 11:44
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka treguar se sot në mëngjes ka takuar dy nga kundërkandidatët për kryetar të Mitrovicës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për një moment gara partiake ka pushuar.
Sipas tij, interesi nacional është më i fuqishëm se çdo interes tjetër.
“Një kafe me doktorin Armend Agolli dhe Skënder Sadikun, ku gara partiake pushoi, sepse interesi nacional është më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm. Qytetarët tanë meritojnë të jetojnë në paqe, me perspektivë më të mirë. Mitrovica na bashkon!”, ka shkruar Hamza.