Bedri Hamza: Polarizimin shoqëror do ta shndërrojmë në unitet dhe energji për të punuar fort për Kosovën

23 tetor 2024 | 20:02

Kandidati për Kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka vazhduar takimet me qytetarë në Komunën e Shtimes.

Hamza ka thënë se polarizimin shoqëror do ta shndërrojë në unitet dhe energji për të punuar fort, që Kosovën ta bëjnë një vend më të mirë për të jetuar.
“Sonte, përtej vijave politike, u bëmë bashkë edhe në qytetin e Shtimes. Në qeverisjen time, të gjithë qytetarët do të trajtohen dinjitetshëm. Polarizimin shoqëror do ta shndërrojmë në unitet dhe energji për të punuar fort që Kosovën ta bëjmë një vend më të mirë për të jetuar”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasditen e sotme, në Ankara të Turqisë është raportuar për…