Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre

22 janar 2025 | 21:03

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gratë e rajonit të Ferizajt.

Hamza ka thënë se beson në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre.

Ai ka thënë se kur gratë arrijnë në jetë, arrin edhe Kosova, duke shtuar se kur ato fuqizohen, do të fuqizohet edhe Kosova.

“Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Ditë më parë në Mitrovicë, sot në Ferizaj e nesër kudo që të jem, përkushtimi im është i palëkundur për t’i mbështetur, fuqizuar dhe mbrojtur vajzat dhe gratë gjithandej Kosovës.

Kur ato arrijnë në jetë, arrin edhe Kosova. Kur ato fuqizohen, fuqizohet edhe Kosova. Kur ato ecin përpara, ecë edhe Kosova!

#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/p/18aoy3cU2t/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim Krasniqi Albin Kurti po e përhapë gjuhën e urrejtjes…