Bedri Hamza premton ndaljen e migrimit: Do të përfaqësoj interesat e qytetarëve
I nominuari për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, pas zyrttarizimit ka folur për mediat.
Hamza në ëtë konferencë premtoi më shumë vende pune dhe ndaljen e migrimit.
Ai tha se do të mundohet që t’i realizoi premtimet e bëra.
“Kosovës i duhet paqja, stabilitetit dhe njerëzit në Kosovë do të jenë të punësuar, nuk do ta kenë opsion migrimin por jetesën në Kosovë. Programi do jetë i matshëm dhe konkret me një ekip profesional dhe punë ekipore që garanton sukses. Në këtë punë do përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe mediat do jenë të respektuara e do ta kenë vendin e vetë. Do ia dalim synimit që e kemi”, tha ai.
“Shëndetësia përkrahje edhe në infrastrukturë, me furnizim me barna, e personel , shërbyes civil, ushtarët të ushtrisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe të gjithë ata që fitojnë paga nga buxheti”, tha Hamza.
“Besoj fort se kandidaturën time do ta përkrahin edhe pensionistët e të gjitha kategoritë. Pensionistët, familjet dëshmorëve dhe invalidët e luftës, paraplegjikët dhe tetraplegjikët Sigurisht se e din të gjithë që këto kategori qe i përmenda i realizoj e kalkuloj mirë, saktë, nganjëherë duket e madhe por do të ndodh me mua si kryeministër”, tha ai.
“Do ta respektojë pavarësinë e institucioneve. Sektori i sigurisë do të ketë përkrahjen dhe trajtim të veçantë deri këtu Kosova ka arrit me përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së dhe shumë vende tjera mike nga e gjithë bota dhe ne do t’i thellojmë këto bashkëpunime në baza ditore”, tha i nominuar për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza.