Bedri Hamza premton rritje të pagave: Do të dal me përqindje, atë që e them i rri mbrapa
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka folur për rritjen ekonomike në Kosovë, duke thënë se nuk ka pasur rritje të pagave, por ka qenë indeksim, pra sipas tij është nivelizim me normën e inflacionit.
Hamza ka thënë se së shpejti do të dalë me përqindje të pagave, dhe premton se do t’i qëndrojë mprapa asaj që e flet.
“Ka qenë një rregull që lidhja e pagës ka qenë e lidhur me normën me nominale të rritjes ekonomike. Nuk është përcjell viteve të fundit. Nuk ka ndodh rritja. Deri në nivel të caktuar, rritja e pagave në Kosovë nëse ndodh, unë po ju them qytetarëve të Kosovës se nuk është rritje, është indeksim, është nivelizim me normën e inflacionit. Mbi atë normë munesh me fol për rritje. Qëto që i kom ni, pjesa më e madhe, unë nuk ju thom rritje, ju thom nivelizim me normën e inflacionit”, tha Hamza në Debat Plus.
Tutje, kandidati për kryeministër i PDK’së thotë se ligji i pagave është i padrejtë dhe duhet të rishikohet. Ai e ka spjeguar në detaje pse koeficientët sipas tij janë të padrejtë.
“Ligji i pagave duhet të rishikohet, është i padrejtë, koeficientet janë të padrejtë. Unë si kryetar i komunës, ministrat, deputetë i kem koeficientat më të mëdhënj, dhe po u rritke koeficienti që po thojnë psh 50 euro për një koeficient. Ai që e ka koeficientin 15, i bjen që rritja po ndodh 750 euro. Një pozitë me koeficient 15, nëse rritet për 50, fiton prej rritjes 750 euro. Një arsimtar, që koeficientin e ka 5, i fiton 250 euro rritje. Koeficientat sa ma të lartë e kanë më mirë. Kjo duhet të rregullohet dhe duhet të rritet të pagave. Unë do të dalë me përqindje të pagave, dhe sigurisht atë që e them edhe i rri mbrapa”, tha Hamza.