Bedri Hamza: Puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë, 50 për qind do t’i rris pagat në sektorin publik
03 shkurt 2025
| 11:21
Bedri Hamza e ka nisur ditën me një video, ku një arsimtar ka shprehur frikën e tij, që pa marrë parasysh sa shumë punon, nuk do të mund ta mbajë familjen dhe të sigurojë jetesë të mirë për fëmijët e tij.
“Pagat janë të ulëta e shpenzimet vazhdimisht po rriten. Është brengë konstante që e kam”, ka thënë arsimtari.
Ndërsa Bedri Hamza, ka premtuar se pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50% dhe puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë.
Ai ka thënë se shumë qytetarë, punëtorë të zellshëm, janë prekur nga rritja e çmimeve dhe mezi ia dalin ta kalojnë muajin me pagat që marrin.