Bedri Hamza: Si kryeministër, do të jem partner kryesor i ndërmarrësve

07 dhjetor 2024 | 15:57

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri.

Ai ka theksuar se kjo fabrikë sot qëndron si model i suksesit në vend falë disiplinës dhe punës së palodhur për vite me radhë.

“Si kryeministër, unë do të jem partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të sa më shumë vendeve të punës, me paga dhe kushte më të mira për të gjithë punëtorët e sektorit privat. Kosova mundet ma mirë. Zhvillimi i mirëfilltë ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi dhe përkushtimi im”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Byroja që…