Bedri Hamza takon shoqatën e bizneseve në Prizren: Do ta heqim pagesën në kufi për TVSh-në

13 nëntor 2024 | 10:48

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar përfaqësuesit e bizneseve në Shoqatën ESNAF në Prizren, me të cilët ka diskutuar për programin e tij ekonmik dhe lehtësirat në të bërit biznes në vend.

Hamza u ka premtuar atyre se shqetësimin e kamotshëm të bizneseve, praktikën e pagesës së TVSh-së në kufi, do ta ndryshojë gjatë qeverisjes së tij.

“Bizneset nuk do të detyrohen t’i paguajnë në avans obligimet e tyre, por do u krijohen mundësi të zhvillohen dhe t’i kryejnë obligimet tatimore kur t’i shesin produktet e tyre. Këtë barrë tatimore do ua heqim të gjitha bizneseve që importojnë në Kosovë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, është zotuar se me programin e tij qeverisës, Kosova mundet ma mirë për ekonominë, për bizneset dhe të gjithë punëtorët e sektorit privat e publik në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talenti Olsi Mulaj shfaqi efikasitet të lartë në fitoren bindëse…